VLEN: Rritje ekonomike prej 4,3 për qind, rreth 20 milionë euro për kompanitë vendore

Advertisement

VLEN përmes një kumtese dërguar mediave thotë se rritja ekonomike prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë është lajm i mirë për vendin.

“Edhe më e rëndësishme është se pas kësaj rritjeje qëndrojnë investimet, eksporti dhe industria përpunuese.

Investimet janë rritur për 16,5 për qind, eksporti për 10,4 për qind, ndërsa industria përpunuese për 4,1 për qind. Kompanitë po investojnë më shumë, prodhimi po zgjerohet, ndërsa mallrat tona po gjejnë hapësirë në tregjet e huaja.

Përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, drejtuar nga Besar Durmishi, këtë vit janë ndarë 1,23 miliardë denarë, apo rreth 20 milionë euro, për kompanitë vendore. Këto mjete u dedikohen kompanive që duan ta zgjerojnë prodhimin, të blejnë pajisje dhe të hapin vende të reja pune.

VLEN-i do të vazhdojë ta mbështesë këtë politikë. Punë ka ende, por bizneset tashmë e dinë se në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës kanë një partner që i dëgjon dhe i mbështet kur investojnë”, thonë nga VLEN

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit