Drejtoria Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm portokalli për motin për sot, për të gjithë territorin e vendit.
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi, e cila do të arrijë shpejtësinë prej 60 km/orë në vende, veçanërisht përgjatë lumit Povardarie. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë.






