Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) pasditen e sotme ka shpallur alarm portokalli meteorologjik për nesër, më 6 shtator, në territorin e gjithë vendit, përcjell TV21. Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Deri në fund të javës së re të punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale gjatë ditës. Nesër do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Nga e marta, era do ta ndryshojë drejtimin dhe do të fryjë nga juglindja.






