Pas mbylljes së paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore „Petar Zdravkovski Penko“ në Butel, Avokati i Popullit ka hapur lëndë me vetiniciativë për të shqyrtuar rastin.
Shërbimet e Avokatit të Popullit i kanë kërkuar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të kryejë inspektim, ndërsa kanë kërkuar informacione edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komuna e Butelit.
Nga zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se presin që gjatë javës së ardhshme të marrin përgjigjet nga institucionet përkatëse. Pas kësaj, do të shqyrtohet nëse në këtë rast janë cenuar të drejtat e nxënësve lidhur me regjistrimin në SHF „Petar Zdravkovski Penko“.






