Tahiri e Shala zhvillojnë takim me Ali Ahmetin në Tetovë

Advertisement

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Tetovë është takuar me liderin shqiptar, Ali Ahmeti.

Sipas Tahirit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, të kaluarën dhe sfidat që e presin rajonin në të ardhmen, me theks te uniteti, përgjegjësia dhe vizioni.

“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shprehur gjithashtu besimin se së shpejti do të vijë dita e kthimit në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se kjo duhet të ndodhë me drejtësinë dhe dinjitetin që, sipas tij, u takojnë.

“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i tërë”, ka përfunduar Tahiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit