Presidenti Bajram Begaj ka pritshëm sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale.
Begaj u shpreh i bindur se ky mandat do të ndihmojë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa u vlerësua dialogu i rregullt politik dhe bashkëpunimi në fusha kyçe si:
-
Qeverisja dhe zhvillimi ekonomik
-
Arsimi dhe formimi profesional
-
Shëndetësia, qeverisja vendore dhe mjedisi
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme zvicerane në zhvillimin demokratik e social të vendit, si dhe nënvizoi rëndësinë e investimeve në zonat rurale:
“Ne kemi njerëz dhe një natyrë të mrekullueshme. Investimet në këto zona në rritjen e cilësisë së jetesës janë një investim që bëjmë për brezat e rinj. Gjithashtu, ruajtja e trendit pozitiv që Shqipëria ka në turizëm ndihmohet shumë nga këto investime”, theksoi Begaj.
Përveç mirëpritjes së pranisë së shtuar të bizneseve zvicerane, gjatë takimit u çmua lart edhe roli i diasporës shqiptare në Zvicër si një urë e fuqishme lidhëse mes dy popujve.






