Komuna e Kumanovës hap konkursin për simbolin që do ta përfaqësojë qytetin

Advertisement

Komuna e Kumanovës ka hapur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar individë dhe organizata të paraqesin ide për një produkt që do të përfaqësojë identitetin dhe kulturën e qytetit në mënyrë autentike.

Suveniri i zgjedhur duhet të pasqyrojë veçoritë unike të Kumanovës, duke përfshirë traditat, trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe pasuritë shpirtërore dhe natyrore të rajonit.

Qëllimi i këtij konkursi është të inkurajojë kreativitetin dhe zanatet artizanale, duke krijuar një produkt që mund të përdoret si mjet promovimi turistik dhe të kontribuojë në fuqizimin e identitetit lokal.

Një kërkesë kyçe është që ideja e propozuar të jetë e përshtatshme për prodhim në seri, për të mundësuar realizimin e suvenirit në sasi të mëdha dhe përdorimin e tij për promocion në nivel më të gjerë gjatë vitit 2026.

Kjo iniciativë synon të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të Kumanovës dhe të krijojë një simbol të njohur dhe të dallueshëm të qytetit, i cili do të buronte nga kreativiteti dhe pasioni i qytetarëve dhe subjekteve të interesuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit