Një 56-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht djalin e tij në shtëpinë familjare.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:55. V.T. dyshohet se fillimisht është sjellë në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar djalin e tij.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rastit, ndaj 56-vjeçarit pritet të paraqitet kallëzim përkatës.






