Zekolli Shaqiri: Po afrohet tenderimi për tunelin Tetovë–Prizren

Advertisement

Zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Transportit me grupin punues për projektin e rrugës Tetovë–Prizren, në kuadër të takimit të radhës me përfaqësuesit e rinj nga pala kosovare, të udhëhequr nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Zef Morina.

Gjatë takimit janë diskutuar çështjet administrative që kanë të bëjnë me Marrëveshjen ndërqeveritare, si dhe përparimi i të dyja palëve në realizimin e obligimeve të përcaktuara, përfshirë punët në terren dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.

Palët kanë dakorduar hapat e ardhshëm për avancimin e projektit, me theks të veçantë në nisjen e procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

“Jemi plotësisht të përkushtuar që, përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, sa më shpejt ta hapim fazën e tenderimit dhe ta avancojmë këtë projekt strategjik”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Projekti Tetovë–Prizren synon krijimin e një lidhjeje të re infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila pritet të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe të transportit ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit