Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se pagat e mësuesve do të kenë një rritje të re në mars të vitit 2027, në përputhje me marrëveshjen e arritur me Sindikatën e Arsimit.
“Sepse më parë kishte nënshkrime marrëveshjesh, kontrata – do të ketë, nuk do të ketë, kishim edhe grevë. Në këtë rast ata janë të sigurt, nuk duhet të mendojnë për pagat, pagat do të rriten çdo vit. Vitin e ardhshëm në mars përsëri do të rriten pagat e mësuesve”, deklaroi Janevska.
Ajo i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Shkollën Fillore “Ljuben Lape” në Komunën e Aerodromit.






