Partia Levica ka propozuar një masë demografike, përmes së cilës shteti do të mbulonte një pjesë të kredisë banesore të familjeve për çdo fëmijë të porsalindur ose të adoptuar.
Deputeti Amar Mecinoviq bëri të ditur se propozimi parasheh që për çdo fëmijë të ri, shteti të shlyejë 20 për qind të shumës së mbetur të kredisë banesore të familjes.
“Ne parashikojmë që për çdo fëmijë të porsalindur ose të adoptuar, shteti të marrë përsipër 20 për qind të kredisë banesore të mbetur në familje”, deklaroi Mecinoviq.
Ai tha se kjo masë synon të ofrojë mbështetje shtesë për familjet dhe të kontribuojë në politikat demografike.
Sipas propozimit, ndihma do të llogaritej në bazë të shumës së mbetur të kredisë banesore dhe gjendjes së familjes.






