Tetova nesër pa energji elektrike, këto zona do të mbesin pa rrymë

Advertisement

Disa zona të Tetovës do të mbeten nesër, më 2 shtator, pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.

Pa furnizim me energji elektrike do të mbeten:

  • Një pjesë e rrugës “Vidoe Smilevski-Bato”, përkatësisht objektet në afërsi të fabrikës “Knauf”;
  • Objektet përgjatë rrugës “Gorce Petrov”;
  • Një pjesë e rrugës “Radovan Coniq”.

Ndërprerja është e planifikuar dhe do të realizohet gjatë ditës së nesërme, më 2 shtator 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit