Në Kumanovë vazhdon gjyqi ndaj 25-vjeçarit të akuzuar për katër vrasje

Advertisement

Në Kumanovë ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj 25-vjeçarit Trajçe Bojkovski, i cili akuzohet për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje. Sjellja e tij gjatë seancës së parë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Neuropsikiatri Mice Duducki, duke komentuar sjelljen e të akuzuarit, i cili gjatë seancës qeshte dhe shikonte në tavan, tha se një sjellje e tillë mund të lidhet me atë që në psikiatri njihet si sindroma e Ganserit.

“Bëhet fjalë për një person i cili në ambientet e gjykatës shfaq sjellje pseudodemenciale, që ne psikiatrit e quajmë sindroma e Ganserit, pra shtirje të çmendurisë, me qëllimin ‘nuk më kujtohet’”, deklaroi Duducki.

Gjatë procedurës, të akuzuarit i është caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, pasi avokati i tij i mëparshëm hoqi dorë nga autorizimi. Sipas informacioneve, kjo ndodhi pasi i akuzuari, në kundërshtim me këshillën e mbrojtjes, nuk pranoi fajësinë.

Duducki theksoi se edhe në rastet kur ekziston psikopatologji e mundshme, kjo nuk nënkupton automatikisht se personi është i papërgjegjshëm penalisht.

“Unë jam përkrahës i dënimit me vdekje kur bëhet fjalë për vrasje të kryera me dashje, veçanërisht për motive përfitimi”, deklaroi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit