Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e arritur në garat e zhvilluara në Taranto, ku Kosova ka fituar pesë medalje.
Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve kosovarë, duke theksuar edhe kontributin e stafit që prej vitesh punon për zhvillimin e xhudos në Kosovë.
“Edhe pesë medalje për Kosovën! Pesë medalje, në një sport. Patjetër që në xhudo”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj janë shpërblyer me medalje të bronzta.
Kurti ka uruar kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipin kosovar të xhudos për rezultatet e arritura.
“Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim i sportistëve tanë, por edhe i një ekipi të tërë që prej vitesh punon çdo ditë për ta mbajtur xhudon e Kosovës mes më të mirëve”, ka shkruar ai.
Në fund, Kurti ka theksuar se xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje dhe rezultate në garat






