Kumanovë: Më 13 shtator mbahet Akademi Përkujtimore për atdhetarin dhe luftëtarin e UÇK-së, Muharrem Shaljani

Advertisement

Nën patronatin e Këshillit Organizativ të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni – Dega Kumanovë, të dielën më 13 shtator do të organizohet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit, juristit dhe shkrimtarit të njohur, Muharrem Shaljani, informon tvfesta.mk

 

Shaljani, i cili ishte ish-i burgosur politik dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kujtohet për qëndresën e tij të pamposhtur nëpër burgje dhe kontributin e pashlyeshëm në luftën për lirinë e popullit shqiptar.

 

Nga Këshilli Organizativ u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve që të marrin pjesë për të nderuar këtë figurë të shquar kombëtare.

 

 

 

Detajet e ngjarjes:

 

” ”

Data: E diele, 13 Shtator 2026

 

Ora: 17:00

 

Vendi: Fakulteti i Administrimit të Biznesit (UT) në Kumanovë

 

Adresa: Rruga „11 Nëntori“ nr. 66, Lagjja Bedinjë, Kumanovë

 

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e qytetarëve nderon vuajtjet e të gjithë të burgosurve politikë dhe luftën e lavdishme çlirimtare./tvfesta

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit