Familja e Komandant “Katanës” mbështet këtë figurë për President të Kosovës

Advertisement

Shukrije Ramandani, gruaja e ish-komandantit Agim Ramadani në emër të familjes së saj mbështet kandidaturën e Faton Bislimit për President të Kosovës.

 

Ajo ka vlerësuar propozimin e William Walker dhe Joseph DioGuardit, duke thënë se Bislimi përfaqëson bashkimin, përgjegjësinë dhe vizionin shtetëror.

 

Ramadani u ka bërë thirrje deputetëve që zgjedhjen e presidentit ta shohin përtej kalkulimeve partiake, duke theksuar se Kosovës i duhet një figurë që bashkon dhe rikthen besimin.

 

Postimi i plotë:

 

William Walker – mik i Kosovës, atëherë dhe sot! 🇽🇰🇺🇸

 

Ka njerëz që kalojnë në historinë e një vendi dhe ka të tjerë që mbeten përgjithmonë në zemrën e tij. Ambasadori William Walker është padyshim një prej tyre.

 

Tani së bashku me një tjetër mik të madh të Kosovës, Joseph DioGuardi, ai propozon z. Faton Bislimi si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.

 

Faton Bislimi është kandidati i duhur sepse përfaqëson një qasje që Kosovës i nevojitet më shumë se kurrë: bashkim, përgjegjësi dhe vizion shtetëror. Ai ka integritetin për të krijuar besim, aftësinë për të dëgjuar dhe përvojën për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet brenda dhe jashtë vendit.

 

Kosovës nuk i duhet një President që thellon ndarjet politike. I duhet një President që i kapërcen ato. I duhet një figurë që bashkon qytetarët, respekton institucionet dhe vendos interesin e shtetit mbi çdo interes partiak.

 

Prandaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ky është momenti për të vepruar me përgjegjësi. Mos e shikoni këtë zgjedhje vetëm përmes kalkulimeve partiake. Shikojeni përmes asaj që i duhet Kosovës. Faton Bislimi është një kandidat që mund të ndërtojë ura, të rikthejë besimin dhe ta përfaqësojë Republikën me seriozitet e dinjitet.

 

Në momente të vështira, duhet të kemi guximin t’i dëgjojmë miqtë që na kanë qëndruar pranë atëherë kur kishim më së shumti nevojë. Propozimi i William Walker dhe Joseph Diogardit duhet të merret seriozisht, sepse Kosova ka nevojë për një zgjedhje që bashkon, jo për një tjetër përplasje.

 

Kosova ka nevojë për bashkim.

 

Kosova ka nevojë për besim.

 

Kosova ka nevojë për një President që i shërben shtetit dhe i bashkon shqiptarët.

 

Le ta vendosim Kosovën mbi të gjitha.inatet dhe dëshirat personale!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit