Autobus dykatësh i NTP “Shkupi” përfshihet nga zjarri në Vodno, nuk ka të lënduar

Advertisement

Një autobus dykatësh i NTP “Shkupi”, i linjës 25 që qarkullon drejt Vodnos, është përfshirë nga zjarri.

Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në vegjetacionin përreth.

Nga NTP “Shkupi” njoftuan se nuk ka persona të lënduar. Sipas ndërmarrjes, shoferi ka reaguar në kohë dhe ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar pasoja më të mëdha.

Shërbimet kompetente po kryejnë kontrollet dhe pritet të përcaktohet shkaku i saktë i zjarrit.

Ky është një tjetër rast i përfshirjes së autobusëve të transportit publik në incidente me zjarr në Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit