Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 00:35 dhe kanë shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.
Tërmeti ka ndodhur në një kohë kur shumica e banorëve ndodheshin në banesa, duke shkaktuar panik te disa qytetarë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.






