PDK nderon të zhdukurit e luftës: Zbardhja e fatit të tyre mbetet detyrim

Advertisement

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë Memorialit të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, PDK-ja ka shprehur nderim për të gjithë personat fati i të cilëve vazhdon të mbetet i paqartë, si dhe solidaritet me familjet që prej më shumë se dy dekadash presin lajme për të afërmit e tyre.

Partia ka theksuar se procesi për gjetjen e personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë duhet të vazhdojë deri në identifikimin e secilit prej tyre.

“E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë detyrim i përhershëm i yni”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit