Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se së shpejti do të ketë njoftim për takimin e radhës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Kurti tha se takimi do të caktohet pasi palët të arrijnë marrëveshje për datën, duke shprehur shpresën se bisedimet do të çojnë edhe në një marrëveshje.
“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, deklaroi Kurti.






