Rrugët e Shkupit sot janë më të qeta se zakonisht, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit gjatë fundjavës.
Fluks i shtuar është regjistruar në disa pika kufitare të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Bogorodicë në drejtim të Greqisë dhe në Tabanoc në drejtim të Serbisë.
Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare Bogorodicë pritja për dalje nga vendi arrin rreth 40 deri në 45 minuta, ndërsa në Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga vendi, pritjet janë deri në 30 minuta.
Autoritetet paralajmërojnë se fluksi i shtuar mund të vazhdojë gjatë ditës, veçanërisht në kufijtë me Greqinë dhe Serbinë. Udhëtarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi dhe të llogarisin kohë shtesë gjatë udhëtimit.






