Toshkovski: Nga dje “Qyteti i Sigurt” ka nisur të gjobisë edhe motoçikletat

Advertisement

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nga dje ka nisur të detektojë automatikisht edhe motoçikletat që lëvizin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në emisionin “Tema e Ditës” në TV Sitel.

Toshkovski bëri të ditur se është gjetur një zgjidhje teknike që mundëson regjistrimin automatik të kundërvajtjeve të kryera nga motoçiklistët në territorin ku është vendosur sistemi.

“Qytetarët që nuk i respektojnë rregullat dhe sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duhet të presin që të sanksionohen nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’”, tha Toshkovski.

Sipas tij, qëllimi kryesor i kësaj mase është rritja e sigurisë së vetë motoçiklistëve, por edhe mbrojtja e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Për momentin, sistemi automatikisht do të sanksionojë motoçiklistët vetëm për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Autoritetet presin që gjatë ditës të publikohen edhe të dhënat e para zyrtare për numrin e motoçiklistëve të regjistruar dhe të gjobitur përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit