Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka pritur në takim Karma M. Smith, e cila ka nisur detyrën si Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK-ut në Shqipëri.
Gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe për hapat e ardhshëm me qëllim forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve.
Qose shprehu falënderim për Jamar Williams për kontributin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë gjatë angazhimit të tij me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Në takim mori pjesë edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Qose theksoi se partneriteti me institucionet amerikane do të vazhdojë të ketë rëndësi në forcimin e kapaciteteve të AMP-së dhe në përmbushjen profesionale të misionit të saj.






