Mbi 90 mijë persona të papunë, mbi 100 mijë punojnë në të zezë në RMV

Advertisement

Popullsia aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur me 0,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i personave të papunë ka shënuar rënie prej 1,5%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive në vend arrin në 798.718 persona. Prej tyre, 708.698 janë të punësuar, ndërsa 90.020 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52,5%, e punësimit 46,6%, ndërsa shkalla e papunësisë është 11,3%.

Në mesin e të papunëve, 63,6% janë burra dhe 36,4% gra. Ndërkohë, numri i të punësuarve është rritur me 1%, ku 57,7% janë burra dhe 42,3% gra.

Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje të punësimit joformal. Në tremujorin e dytë të vitit 2026 janë regjistruar 101.022 persona të punësuar në mënyrë joformale, 7,2% më shumë krahasuar me tremujorin paraprak.

Nga Enti i Statistikës sqarojnë se rritja e punësimit joformal lidhet kryesisht me sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 51.487 persona, ose 51% e totalit të punësimit joformal. Në sektorin e ndërtimtarisë janë përqendruar 17,2% e të punësuarve joformalë.

Sipas institucionit, aktivitetet sezonale në bujqësi dhe ndërtimtari vazhdojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në lëvizjet tremujore të punësimit joformal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit