Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, se „nuk janë të njëjtë“, tha se për herë të parë pajtohet me të.
„Për herë të parë mund të pajtohem me kryetarin e LSDM-së se nuk jemi të njëjtë. Unë kurrë nuk do të doja të isha i njëjtë me kukullën e njerëzve që e shkatërruan dhe e plaçkitën Maqedoninë. As në ëndrrën më të keqe nuk do të doja të isha i tillë“, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se, sipas tij, qytetarët mund ta bëjnë dallimin mes udhëheqjes aktuale të LSDM-së dhe Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.






