Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Advertisement

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike.

 

Ahmeti ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e Jasharit mbeten të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën kombëtare.

“Koha kalon, por emri, vepra dhe sakrifica e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës janë të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Ai e ka cilësuar Jasharin si bashkëveprimtar, mik dhe luftëtar të paepur të lirisë, i cili ndër të parët iu përgjigj thirrjes së Kosovës dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Komandant Kumanova nuk luftoi vetëm për lirinë e Kosovës, por për idealin e madh të lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Kontributi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica sublime për atdheun mbeten testament i atdhedashurisë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund, ai ka përcjellë mesazhin: “Lavdi e përjetshme Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit