Shasivari takon ambasadorin polak, në fokus reformat në drejtësi

Advertisement

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz M. Brimora, ku në fokus të bisedës ishin reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të Agjendës Reformuese, me fokus në rritjen e pavarësisë, efikasitetit dhe funksionalitetit të gjyqësorit, si dhe në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Shasivari vlerësoi se partneriteti dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, janë të rëndësishme për avancimin e reformave dhe harmonizimin e sistemit të drejtësisë me standardet evropiane.

Në takim u vlerësua gjithashtu se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e proceseve reformuese.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit