Gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve tetë janë aktivë, ndërsa 23 janë shuar, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.
Zjarr aktiv ka edhe në rajonin e Kërçovës, pranë fshatit Tajmishtë, në vendin e quajtur Darda, ku po digjet pyll ahu me trungje të larta.
Në Vrapçisht janë aktivë zjarret pranë fshatrave Lomicë dhe Gjurgevishtë, ku po digjet pyll i përzier.
Në Mavrovë dhe Rostushë zjarri është pranë fshatit Cerovë, ndërsa në Zhelinë, po ashtu pranë fshatit Cerovë, po digjen vegjetacion i ulët dhe fier.
Nga gjithsej 31 zjarret e regjistruara, 23 janë shuar plotësisht.
Në ndërkohë, është shmangur një katastrofë në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi atje shpërtheu një zjarr i cili, për shkak të erës, mëngjesin e sotëm rreth orës 4 iu afrua shtëpive të para. Për këtë informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, i cili tha se situata ishte jashtëzakonisht serioze.






