Në veprën “Malësori IV”, të realizuar më 1979, artisti Fatmir Krypa (1942) ndërton figurën e malësorit përmes një gjuhe artistike ku vija, sipërfaqja dhe kompozimi marrin një rol të veçantë.
Figura e malësorit shfaqet ballë për ballë me shikuesin, e vendosur në një hapësirë të krijuar nga mure guri, pemë dhe kodra. Pranë tij qëndron një gjel, ndërsa hijezimet e dendura dhe veshja e errët e figurës krijojnë një prani të fuqishme dhe të përqendruar.
Në vend që ta paraqesë malësorin vetëm si një tipar etnografik, Krypa e shndërron atë në një figurë simbolike, ku bashkohen kujtesa shoqërore, identiteti rural dhe tradita.
“Malësori IV” është pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 26 gusht 2026./KultPlus.com






