Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Advertisement

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se pritja u zhvillua në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë ku u mblodhën përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Ajo ka theksuar se sporti edhe një herë dëshmoi rolin e tij si urë lidhëse mes vendeve, duke nxitur miqësinë, afrimin dhe bashkëpunimin.

Haxhiu ka shprehur falënderim për Presidentin italian Sergio Mattarella dhe kryeministren Giorgia Meloni për mikpritjen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit