Gjithsej 43 raste të etheve të Nilit perëndimor janë konfirmuar në Maqedoni, ndërsa janë regjistruar edhe rastet e para në komunat Qendër dhe Çair. Në rajonin e Shkupit ka 34 rajone të rrezikshme prje të cilave 13 me rrezik të lartë, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Ai theksoi se është locuar shpendi i parë i ngordhur, një korb me ethe të konfirmuara të Nilit perëndimor në Shkup. Shpendët e ngordhura grumbullohen nga ana e Agjencisë për ushqim dhe veterinari.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se janë dy kritere të rrezikshmërisë – qëndrimi i ujit dhe niveli i ulët i materies organike. Me rrezik të lartë, sipas tij, janë kanalet ujitëse në Fushën e Shkupit.
“Do të thotë, lumi i cili qarkullon, i cili ka peshq në të, vetvetiu nuk përmban rrezik. Sepse, meqë uji është i rrjedhshëm, rreziku nga larvat është më i vogël, ndërkaq nëse ka botë të gjallë, peshq, nuk ka shumë materie organike dhe materie të dekompozuara, ndërsa edhe peshqit ushqehen me larva. Uji duhet të jetë i mbetur dhe të ketë mbeturina në atë ujë. Parametrat e ujërave me rrezik të lartë në përgjithësi janë kanalet për ujitje në Fushën e Shkupit. Serava është pjesë e problemit në Haraçinë dhe Butel, kanalet në Ilinden, Stajkovc dhe Hasanbeg në Gazi Babë, kanali kryesor në Ilinden në Fushën e Shkupit, kanalet në Draçevë, Batincë dhe Studeniçan”, theksoi Klekovski.
Si rrezik i lartë, nënvizoi ai, janë edhe gropat septike.
“Rrugët dhe vendbanimet me numër të madh të gropave septike janë me rrezik të lartë. Varrezat, për shkak të ujit të mbetur në vazo dhe prania e materieve organike në to. Dhe grupi i tretë janë deponitë për goma të vjetra apo në përgjithësi gomat e vjetra. Gomat e vjetra dhe deponitë për goma të vjetra, nëse nuk ruhen në mënyrë adekuate, janë vendqëndrime ideale për mushkonjat”, shtoi ministri.
Kjo, sipas tij, është e dukshme dhe është pjesa më e vogël, por, pjesa më e madhe e gjërave si hidrantet e prishur, çezme të prishura publike, vazo me lule që ruhen jashtë…
Ujitja e drejtë, përkatësisht spërkatja e parqeve, tha ministri Klekovski, nuk është rrezik, por nëse zorra lihet dhe vërshohet vendi, kjo mund të jetë rrezik.






