Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për jetën në Hagë, raportet me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike.
Në një intervistë për “Debat Plus”, Thaçi tha se qëndrimi në Hagë është sakrificë edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët, sipas tij, nuk kanë munguar në asnjë vizitë të planifikuar gjatë gjashtë viteve të fundit.
Ai tregoi se për shkak të gjendjes shëndetësore, nëna e tij tashmë nuk mund ta vizitojë.
Duke kujtuar pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait, Thaçi tha se e kishte përjetuar rëndë atë moment.
Sa i përket të ardhmes politike, ish-presidenti deklaroi se nuk dëshiron ta kufizojë jetën e tij brenda kornizave partiake apo ideologjike.
Në fund, i pyetur se çfarë i mungon më shumë gjatë qëndrimit në Hagë, Thaçi u përgjigj: “Të jetoj i lirë në botën e lirë.”






