Në Tiranë po zhvillohet këtë të enjte protesta e 82-të qytetare kundër qeverisë.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, prej nga janë nisur drejt Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në protestë janë parë pankarta dhe postera me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa para godinës së Kryeministrisë janë planifikuar edhe fjalime.
Pas fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.






