Pas tre vitesh pritje, në shtator hapet çerdhja e re në Tearcë

Advertisement

Pas rreth tre vitesh vonesa, çerdhja e re në Komunën e Tearcës pritet të nisë punën në shtator. Regjistrimi i fëmijëve për vitin 2026/27 tashmë ka filluar në objektin e çerdhes, në fshatin Përshefcë.

Nga çerdhja “Foleja” në Tetovë njoftuan se regjistrimet do të bëhen deri në plotësimin e kapacitetit të përcaktuar nga Ministria. Prindërit mund të paraqiten çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në 13:00, duke dorëzuar të dhënat e nevojshme për fëmijën dhe prindin.

Objekti filloi të ndërtohej në vitin 2022 dhe përfundoi në fillim të vitit 2023, por hapja e tij u shty për shkak të procedurave dhe vonesave administrative.

Çerdhja ka një sipërfaqe prej 1.400 metrash katrorë dhe kapacitet për rreth 155 fëmijë të moshës nga 0 deri në 6 vjeç. Nga Komuna e Tearcës thonë se nevoja për vende është shumë më e madhe dhe paralajmërojnë kërkesë për hapjen e çerdheve të tjera.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA 2, ndërsa vlera e investimit është rreth 980 mijë euro. Kjo është çerdhja e parë që hapet në Komunën e Tearcës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit