Shasivari me ambasadorin francez: Përkushtim për reformat dhe integrimin evropian

Advertisement

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Christophe Le Rigoler, ku u konfirmua bashkëpunimi mes dy vendeve dhe angazhimi i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Shasivari theksoi se Ministria e Drejtësisë është e gatshme të përshpejtojë zbatimin e reformave në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe detyrimet që lidhen me Klasterin 1 – Vlerat Fundamentale.

“Franca është një partner i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Mbetemi tërësisht të përkushtuar ndaj reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përmbushjes së standardeve evropiane”, tha Shasivari.

Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja franceze përmes angazhimit të ekspertes Cécile Maroni, e cila ofron asistencë profesionale për Ministrinë e Drejtësisë në procesin e integrimit evropian.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë klimatike dhe mjedisore, në kuadër të projektit rajonal “Konvergjenca e drejtësisë klimatike dhe mjedisore” (CEJ Convergence).

Sipas Ministrisë, mbështetja e vazhdueshme ekspertize dhe institucionale nga Franca pritet të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit