Nga grafitet te një traditë e Prishtinës – çfarë sjell edicioni i 10-të i “Meeting of Styles”, flet organizatori i festivalit

Advertisement

Nga një mur i pikturuar në Prishtinë në vitin 2017, arti urban është shndërruar gradualisht në një pjesë të rëndësishme të peizazhit të kryeqytetit. Pas kësaj historie qëndron edhe “Meeting of Styles Kosovo”, festivali që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e edicionit të parë.

Edicioni i dhjetë “Meeting of Styles Kosovo” do të mbahet nga 28 deri më 30 gusht, ndërsa për rrugëtimin e festivalit, ndikimin që ka pasur në hapësirat publike dhe planet për dekadën e ardhshme, ka folur për Telegrafin organizatori i “Meeting of Styles Kosovo”, Agon Xhelili.

 

Sipas Xhelilit, organizata Q’ ARTË kishte nisur aktivitetet që në vitin 2014, me synimin për t’i dhënë Prishtinës një imazh të ri përmes artit dhe kulturës urbane.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit