MPB paralajmëron për mesazhe të rreme në emër të sistemit “Qytet i Sigurt”

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rritje të sulmeve phishing, të cilat po realizohen përmes mesazheve SMS, e-maileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe rrjeteve sociale.

Sipas MPB-së, mashtruesit po dërgojnë mesazhe të rreme duke u paraqitur si Departamenti për Automjete, me pretendimin se bëhet fjalë për njoftime nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Në këto mesazhe përfshihet një lidhje e rreme, përmes së cilës qytetarët ftohen të kryejnë pagesa për kundërvajtje të supozuara në trafik.

MPB-ja apelon që qytetarët të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes kanaleve të paautorizuara.

Autoritetet sqarojnë se njoftimet zyrtare SMS për kundërvajtje dërgohen ekskluzivisht nga dërguesi “MVR-SC”, ndërsa mesazhi duhet të përmbajë targën e automjetit dhe një lidhje zyrtare në domenin “safecountry.mvr.gov.mk”.

Qytetarët këshillohen të verifikojnë adresën e dërguesit, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë te institucionet kompetente ose te banka e tyre.

Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së po vazhdon hetimet për identifikimin dhe ndjekjen e autorëve të këtyre mashtrimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit