6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Zbulohet biografia e parë zyrtare e ish-dikatorit Enver Hoxha në ‘46: S’ka diplomë universitare

 

Ngjarjet e ditëve të para të prillit 1939 e gjejnë Enverin në Korçë, gjithnjë në krye të përpjekjeve për organizmin e një fronti të përbashkët anti-fashist. Më 4 prill Korça jep senjolin e kryengritjes. Nën udhëzimet e qendrës së grupit komunist të Korçës, organizohen njëra pas tjetrës demonstrata të mëdha që kishin për qëllim t’armatosnin popullin dhe të formonin çetat e para për të luftuar italianët. Në Bashkinë e Korçës provokohet mbledhja për krijimin e një komiteti “De salut publique”, në mes të delegatëve punëtorë ishte dhe Enver Hoxha. Por, formimi i këtij komiteti u sabotua nga borgjezia reaksionare e frymëzuar nga trockisti Zoi Fundo. Tash shtrohej detyra që populli të rrokte armët dhe të hidhej në një luftë të paprerë kundër okupatorit. Punëtorët e Korçës ishin gati në shënjën e parë t’alarmit. Të rinjtë e qytetit, me nxënësit e liceut në krye, ndiznin në masat e gjëra të popullit urrejtjen dhe shpirtin e luftës kundër zaptonjësit dhe agjentëve të tij. Grevat, protestat, vazhdonin me qëllim që të pengonin okupatorin. Të gjitha këto kishin një burim: grupin komunist të Korçës. Ishte e pamundur kështu që puna e tij

Enveri s’mund të qëndronte më në Korçë. Me urdhrin e qendrës së grupit të Korçës ay transferoi aktivitetin e tij në Tiranë. Kjo ishte e nevojshme jo vetëm për të fshehur gjurmët. Në Tiranë, pas shumë kohe pa punë, ay gjeti sa për sy e për faqe një dyqan, dyqanin me emrin “Flora” në Rrugën e Dibrës, i cili u bë shumë shpejt qendra e pjekjeve të vazhduara me shokët që drejtonin dhe organizonin lëvizjen. Tentativat ishin të sqaroheshin mirë grupet e ndryshme në Shqipëri, të hidheshin poshtë pikëpamjet e gabuara, të braktisnin grindjet midis tyre, dhe të bashkoheshin në një parti të vetme, konditë për organizimin e luftës. Duhesh luftuar ashpërisht trockisti Aristidh Qëndro dhe arkeo-marksisti Niko Xoxa, të cilët bënin çmos që grupet e ndryshme të vazhdonin luftën me njëri- tjetrin. Duheshin përpjekje, tratativa për arritjen e këtij bashkimi, për të cilin Enver Hoxha kishte vënë gjithë përpjekjet e tij. Në këtë drejtim, komunistat e grupit të Korçës ishin pro aksioneve direkte kundër invazorit: “trakte, demonstrata, sabotazhe, atentate etj.” Në sabotazhet me këtë vijë hidhet në Tiranë trakti i parë që në muajt e parë të vitit 1941, ku thirrej populli të ngrihesh në luftë. Traktatin e shkroi vetë Enveri, e shtypi vetë dhe ay vetë mori pjesë në shpërndarjen e tij. Kjo fletë mbante si firmë P.K.SH. Ky trakt u ndoq prej një trakti tjetër i shtypur në shtypshkronjë fshehurazi prej komunistit Mihal Duri.

Trakte të këtij lloji u hodhën dhe nga grupe të tjera komuniste, po me firma P.K.SH, por përmbajtja dhe qëllimi ishte njësoj me të parat. Çdo grup përpiqej të dilte si Parti Komuniste. Bashkimi nuk ishte arritur, por rezistenca vazhdonte. Gjer atëherë ishin bërë mjaft demonstrata antifashiste, greva dhe kabotazhe. Shumë punëtorë ishin dezertuar nga kantieret dhe fabrikat ku punonin për hesap të okupatorit, shumë të tjerë ishin hedhur në gjyq si sabotatorë. Të rinjtë që thirreshin nën armë nuk paraqiteshin dhe okupatori detyrohesh të merrte masa duke internuar familjet e tyre. Greva të organizuara u bënë në shkollat e Vlorës e të Shkodrës për të kundërshtuar disiplinën dhe rregullat fashiste. Një situatë akoma më e vështirë për armikun u krijua sidomos gjatë luftës italo-greke, ku i tërë populli u ngre kundra me rezistencë pasive ose me sabotazhe dhe shumë herë duke rrëmbyer dhe armët për t’u bashkuar me ushtrinë greke. Komunistat Vasil Shanto, Qemal Stafa dhe Xhevdet Doda natën e dytë pas deklarimit të luftës së Italisë kundra Greqisë kanë shkrojtur në muret e qytetit të Tiranës: “Poshtë Fashizmi, Poshtë lufta italo-greke, të rrokim armët!” Okupatori u shtrëngua të shpërngulë popullata të tëra nga Shqipëria e Jugës, të bëjë arrestime në masë.

Të vërtetat e pohuara në ‘46-n, që s’u thanë më kurrë

Enver Hoxha nuk ka qenë ai që na është shfaqur: Engjëlli i Baba Cenit, liceisti shembullor i Korçës, studenti dinjitoz i Montpeliesë, konsulli atdhetar i Brukselit, themeluesi i Partisë Komuniste, antizogisti i palëkundur, armiku i shovinizmit serb, miku i njerëzve të thjeshtë etj. Të parat që kanë shprehur rezerva për të vërtetat e këtij profili kanë qenë mediat perëndimore, të cilat qysh me ardhjen në pushtet, kanë ndriçuar aspekte të dyzuara të personalitetit të tij.

Mandej kanë vijuar në këtë linjë kundërshtarët e Enverit, sidomos në vitet e demokracisë. Për herë të parë, gazeta “Panorama” zbulon një dokument zyrtar ku jo vetëm retushohen, por edhe mohohen mjaft nga meritat e diktatorit, të artikuluara prej vitesh. Libri “Enver Hoxha, biografia”, botim i vitit 1946, është një sprovë e KQ të Partisë për të bërë publik jetëshkrimin e njeriut që zuri kreun e vendit pas luftës. (Deri në atë kohë Enver Hoxha punonte në ilegalitet dhe njihej vetëm nga një rreth i ngushtë njerëzish). “Biografia…”, pavarësisht përkujdesjes së autorëve dhe përzgjedhjes së teknikës, qëndroi në qarkullim vetëm pak muaj. Vetë rrjedha e ngjarjeve, pozicioni i ri i protagonistit dhe sundimi i gjithëpushtetshëm i diktatorit, përcaktuan fatin e librit si literatura e ndaluar. Pas kësaj nuk u fol kurrë për të, ca më shumë për përmbajtjen.

Ca të vërteta e gjysmë të vërteta të pohuara aty, si ato për shkollimin në Francë, për rolin në mbledhjen e 8 nëntorit, për lidhjen me jugosllavët, për likuidimin e kundërshtarëve politikë, për miqësitë e viteve të luftës, u fashitën si me magji, për t’ua lënë vendin ca artikulimeve të tjera, katërcipërisht të kundërta me to. I pari që vuri dorë në revizionimin e tyre ishte vetë Enveri, i cili në korpusin e librave me kujtime (plot 13 të tillë) serviri një biografi ndryshe nga ajo e vitit ‘46. Duke filluar nga sot, “Panorama” do të botojë tekstin e biografisë së parë të Enverit dhe lexuesi do të ketë rastin të konstatojë morinë e pasaktësive dhe mënyrën e manipulimit të jetëshkrimit të diktatorit.

të mos binte në sytë e armikut.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit