Maqedonia e Veriut i bashkohet sanksioneve të reja të BE-së ndaj Bjellorusisë

Advertisement

Maqedonia e Veriut është ndër tetë shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian që i janë bashkuar paketës së fundit të sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së saj ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë.

Përveç Maqedonisë së Veriut, masave të reja iu bashkuan edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina.

Këto vende do të harmonizojnë politikat e tyre me masat e miratuara nga Këshilli i BE-së më 23 korrik, vendim të cilin Brukseli e ka përshëndetur.

Paketa e re përfshin kufizime më të ashpra për tregtinë e mallrave dhe teknologjive që mund të përdoren për forcimin e kapaciteteve ushtarake, teknologjike, mbrojtëse dhe të sigurisë së Bjellorusisë.

Po ashtu, janë vendosur edhe kufizime shtesë për importin e produkteve bjelloruse që mund të sigurojnë të ardhura të mëtejshme për këtë shtet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit