Kurti pas takimit me Abdixhikun: Pashë vullnetin e LDK-së për zgjedhjen e presidentit

Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se ka parë vullnet nga kjo parti për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit të ri, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

Kurti tha se takimi ishte konstruktiv dhe se palët diskutuan për kriteret dhe profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm, duke përfshirë vlerat, meritat dhe kontributin e tij në shoqëri.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se për arritjen e një marrëveshjeje duhet të ndërtohet mirëbesim dhe të sigurohet funksionimi demokratik i institucioneve.

Ky ishte takimi i katërt mes përfaqësuesve të LVV-së dhe LDK-së në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për president duhet të na bëjë optimistë”, tha Kurti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit