Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesën që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.
“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet”, deklaroi Vuçiq në Beograd.
Ai e cilësoi situatën si “turp dhe zhgënjim”, duke pretenduar se zhvillimet tregojnë nervozizëm në radhët e tyre për shkak të qëndrimit të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë”, shtoi Vuçiq.






