Seferi: Matka mbetet prioritet për mirëmbajtje gjatë sezonit veror

Advertisement

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” kanë vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve me aksionet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike në Kanionin e Matkës.

Sipas drejtorit Muamer Seferi, këtë vit angazhimi në këtë zonë turistike ka qenë më i madh krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa ekipet kanë qenë vazhdimisht në terren gjatë sezonit turistik.

“Ekipet e NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ janë çdo ditë në terren, duke punuar me përkushtim për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe rregullimin e hapësirave përreth Kanionit të Matkës, në mënyrë që ky vend të mbetet i pastër dhe i rregulluar për qytetarët dhe vizitorët”, deklaroi Seferi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit