Premiera e “Nderi” në Strugë, Qyra: “Qershia mbi tortë e një vere të mbushur me aktivitete”

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, e ka cilësuar premierën e filmit “Nderi” si një nga momentet kulmore të një vere të pasur me aktivitete kulturore e sportive në qytet.

Qyra ka ndarë emocionet nga kjo mbrëmje, duke veçuar edhe praninë e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, të cilin e ka cilësuar si mik.

“Premiera e filmit ‘Nderi’ ishte padyshim qershia mbi tortë”, ka shkruar Qyra, duke theksuar se kjo mbrëmje i bëri krenarë dhe i rikujtoi vlerat që bashkojnë Strugën dhe Pogradecin.

Prania e Xhakollit në këtë ngjarje, sipas Qyrës, i dha një dimension të veçantë mbrëmjes, duke përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe lidhjeve të forta mes dy qyteteve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit