Lidhja e Historianëve në Deçan propozon Armend Mehajn për president të Kosovës

Advertisement

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – Dega në Deçan ka propozuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, si kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Përmes një shkrese drejtuar liderëve të partive politike, kjo organizatë ka kërkuar që kandidatura e Mehajt të shqyrtohet si një mundësi për arritjen e një konsensusi politik dhe institucional.

Në letrën dërguar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të AAK-së Ardian Gjini, thuhet se kandidatura e Mehajt bazohet në përvojën e tij profesionale dhe institucionale.

Sipas njoftimit, Armend Mehaj konsiderohet figurë që mund të kontribuojë në përfaqësimin e unitetit, stabilitetit dhe interesit shtetëror.

Nga Lidhja e Historianëve kanë ftuar subjektet politike që ta shqyrtojnë me seriozitet këtë propozim, duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit