Ardita Sinani pret Daut Beqirin në Preshevë, diskutohet bashkëpunimi mes dy komunave

Advertisement

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në Preshevë kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, raporton Zyrtare.net.

Në takim, sipas Sinanit, është diskutuar për sfidat e përbashkëta të pushtetit lokal, mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy komunave dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.

Sinani theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve institucionale dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes Preshevës dhe Haraçinës.

Ajo gjithashtu i uroi kryetarit Beqiri sukses në detyrën e tij dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve të Haraçinës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit