Kurti priti në takim duon artistike “Dina e Mel” nga Zara e Kroacisë

Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim duon artistike etnomuzikore “Dina e Mel”, të përbërë nga Dina Bushiq, arbëneshe nga Zara e Kroacisë, dhe Melita Ivkoviq.

Gjatë takimit, Kurti vlerësoi performancën e tyre në festivalin e kulturës shqiptare “Ditët e Shqiptarit”, të mbajtur në fillim të këtij muaji në Gjakovë, ku ato sollën tingujt tradicionalë të arbëneshëve të Zarës.

Kurti i falënderoi për kontributin në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, muzikës, kulturës dhe trashëgimisë arbëneshe, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj pasurie kulturore.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të trashëgimisë kulturore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit