Pas rastit me Ethet e Nilit Perëndimor, Haraçina nis sërish spërkatjen kundër mushkonjave

Advertisement

Komuna e Haraçinës ka ndërmarrë masa parandaluese pas raportimit të një rasti me Ethet e Nilit Perëndimor në këtë komunë.

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, njoftoi se spërkatja kundër mushkonjave është realizuar më 12 korrik, ndërsa një aksion i ri do të zhvillohet gjatë kësaj jave në të gjithë territorin e komunës.

Beqiri tha se masat po ndërmerren për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të rritur sigurinë e banorëve.

“Pas raportimit të një rasti me Ethet e Nilit Perëndimor, e kuptojmë shqetësimin e qytetarëve. Për këtë arsye, masat parandaluese vazhdojnë pa ndërprerje”, deklaroi Beqiri.

Ai shtoi se ekipet e komunës do të vazhdojnë të jenë në terren dhe do ta monitorojnë situatën, duke ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit