Kaligrafi sirian: Kompjuteri prodhon vepra, por nuk mund të japë shpirt

Advertisement

Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, kaligrafi Feraj Arshin, duke vënë në dukje rëndësinë e shkrimit me dorë dhe artit tradicional të kaligrafisë pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, tha: Kompjuteri mund të krijojë një vepër, por në këtë vepër nuk ka shpirt. Kur kaligrafi shkruan me dorën e tij, ndieni një shpirt në shkronjat dhe në të gjithë veprën.

Arshin, i cili vazhdon punën në një bodrum të një ndërtese në lagjen historike Rukneddin të Damaskut, merret profesionalisht me artin arab të kaligrafisë prej 41 vitesh, pasi kishte nisur të interesohej për të që në fëmijëri.

Kaligrafi krahas krijimit të veprave në lloje të ndryshme të kaligrafisë, kontribuon edhe në përcjelljen e këtij arti te brezat e ardhshëm duke u dhënë mësime të rinjve.

Arshin, i cili gjatë jetës së tij artistike ka arritur suksese të ndryshme në konkurse të organizuara në platforma kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësoi Sirinë në aktivitetet e organizuara në vitet 2001 dhe 2004 nga Qendra për Kërkime dhe Studime e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Arshin zuri vendin e tretë në një konkurs të artit arab të kaligrafisë të zhvilluar në Arabinë Saudite ndërsa tre vjet më parë zuri vendin e parë në një aktivitet ku mori pjesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artisti u shpreh se arti arab i kaligrafisë, i përdorur në zbukurimet e Damaskut, i cili mbart gjurmët e qytetërimeve të ndryshme, u jep ndërtesave estetikë dhe hijeshi.

Ai thotë se e mban penën dhe mjetet e tij gati në çdo moment të ditës. /AA/

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit