Zyrtarë policor nga Stacioni policor në Kamjan, dje në ora 16 e 30, kanë arrestuar personin me inicialet J.N, i moshës 45 vjeçare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllaut të tij.
‘’Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse’’, njofton MPB-Tetovë.






