Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu sot në një prononcim të sajin për konstituimin e institucioneve e tha troç se vendi shkon në zgjedhje nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
Konstituimi i Kuvendit është lehtësisht i bëshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, pranoi ajo, por e arsyetoi moskonstituimin.
Ajo sugjeroi “të nisim jo nga sjo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit”.
Në këtë rast, Haxhiu thotë se çështja e Presidentit kalon në vendin e parë hapave që duhen ndërmarrë
“Në këto rrethana ndonëse është hapi i tretë në aspektin formal, çështja e Presidentit, në rastin tonë, është hapi i parë nga duhet të nisemi. Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje”, tha ajo.






